As Sterling e as Kane, befasi lojtari i ndeshjes
Harry Maguire është vlerësuar më i miri në ndeshjen mes Anglisë dhe Gjermanisë.
Anglia është skuadra e radhës që ka prerë biletën për në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
“Tre Luanët” e kanë eliminuar Gjermaninë në 1/8 e finales duke e mposhtur 2-0 në ndeshjen që u zhvillua në Londër, në “Wembley”,
Të dy golat erdhën në pjesën e dytë.
Fillimisht, në minutën e 75-të, Raheem Sterling arriti që të realizojë për 1-0.
Në të 81-të, Thomas Muller shpërdoroi një mundësi të artë për të shënuar për 1-1, dhe kjo i kushtoi pas Harry Kane doli në skenë duke shënuar në minutën e 86-të për 2-0, që doli të jetë goli i rezultatit përfundimtar.
Asnjëri prej tyre nuk janë shpallur në fund lojtari i ndeshjes, siç ka ndodh në shumicën e sfidave me futbollistët që kanë shënuar në ndeshje.
E keni pritur këtë? Shkroi UEFA në Twitter pas ndeshjes kur bëri publike lojtarin më të mirë të ndeshjes, që nuk është as Sterling e as Kane, por Harry Maguire.
(Kosova Sot Online)