Lexoni edhe:
Lajme të mira nga Eriksen, luajti futboll në fundjavë!
Granit Xhaka ka dhënë shenjta të reja se mund t’i bashkohet Romës gjatë kësaj vere. Në fakt, ylli kosovar po e ndjek me kujdes trajnerin e ri të “Giallorossi”, Jose Mourinho. Trajneri portugez zbarkoi sot në Romë dhe e postoi një fotografi në rrjetin social, Instagram. Dhe, këtë fotografi e ka pëlqyer përfaqësuesi zviceran. Ky është një tjetër sinjal që futbollisti aktual i Arsenalit mund t’i bashkohet “Special One” në kryeqytetin italian. Tashmë nuk është sekret që Ish-trajneri i Portos, Chelseat, Interit, Real Madridit dhe Tottenhamit, e pëlqen lojtarin kosovar, të cilin e do në stadiumin “Olimpico”.
Lajme të mira nga Eriksen, luajti futboll në fundjavë!Lexoni edhe:
Dhe, as Xhaka nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga “Emirates Stadium” gjatë kësaj vere. 28 vjeçari impresionoi me paraqitjet e tij për “Helvetikët” në Euro 2020, sidomos kundër Francës, ndërsa sonte fatkeqësisht nuk do të mund ta ndihmojë Zvicrën në ndeshje me Spanjën në çerekfinale shkaku i kartonëve.
(Kosova Sot Online )