
S’ka fitues pas 120 minutave, gjysmëfinalisti i parë mësohet pas penalltive

120 minuta lojë janë mbyllur 1-1 në sfidën mes Zvicrës dhe Spanjës dhe kështu, gjysmëfinalisti do të mësohet pas ekzekutimit të penalltive.
Ashtu si koha e rregullt, edhe 30 minuta vazhdime janë mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1.
Me një lojtar më shumë në vazhdime, Spanja e kërkoi vazhdimisht golin duke sulmuar non stop portën e Sommer, por portieri i Zvicrës bëri pritje fantastike duke pritur goditje të njëpasnjëshme
Kështu, gjysmëfinalisti i parë do të mësohet pas ekzekutimit të penalltive.
(Kosova Sot Online)