Humbi penalltinë kundër Spanjës, s’mund t’i ndalë lotët shoku i Xherdan Shaqirit

  • A.P /
  • 02 July 2021 - 22:21
Humbi penalltinë kundër Spanjës, s’mund t’i ndalë lotët shoku i Xherdan Shaqirit

Një Evropian për t’u mbajtur mend, kështu mund të konsiderohet aventura e Zvicrës në “Euro 2020”.

Por, ëndrra e tyre u ndal në çerekfinale, ku për 120 minuta lojë luftuan dhëmbë me dhëmbë me Spanjën dhe vetëm penalltitë i ndëshkuan ata, apo më mirë e ndëshkua vetveten, pasi gabuan në tri raste dhe vetëm një shënuan.

Në mesin e atyre që dështoi nga pika e bardhë ishte edhe Ruben Vargas.

Ai shpërtheu në lot dhe s’mund të ndalej së qari, ani pse edhe trajneri Vladimir Petković e kundërshtarë si Thiago e shok u munduan ta ngushëllojnë atë. 


(Kosova Sot Online)