Lexoni edhe:
Krimi i organizuar do të mobilizohet për ta penguar edhe zbatimin e Ligjit VETTING
Gianluigi Donnarumma e kërkon tani krejt trofeun.
Italia e mundi Belgjikën me shifrat 2-1 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Euro 2020, ku do të luajë me Spanjën më 6 korrik.
Pas fitores së mbrëmshme foli një nga më të rëndësishmit në këtë Kmapionat Evropian për Italinë, Gianluigi Donnarumma.
“U duk si ndeshje pa fund. Jemi grup i jashtëzakonshëm, nuk heqim dorë nga asgjë, i meritojmë të gjitha dhe tani le të luajmë gjysmëfinale, drejt qëllimit tonë”, u shpreh ai.
Krimi i organizuar do të mobilizohet për ta penguar edhe zbatimin e Ligjit VETTINGLexoni edhe:
“Pritja ndaj De Bruyne? Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin tim, jam i lumtur, kompeticioni im i parë i rëndësishëm dhe qëllimi ishte të shkoja sa më larg me këtë fanellë. Shpresoj ta bëj ëndrrën e të gjithëve realitet”.
“Ne ishim pak të tensionuar, por u qetësuam menjëherë. Në pjesën e dytë kishim disa mundësi për gol. E rëndësishme është fitorja dhe të ecim përpara”, tha Donnarumma”.
(Kosova Sot Online )