Lexoni edhe:
Kush do të jenë kandidatët e LDK’së për komuna, paralajmërohen emra të rinj
Kualfikim me shije të hidhur paksa, kështu mund të konsiderohet arritja në gjysmëfinale për Italinë. Kjo për faktin se Italia humbi njërin prej më të mirëve, Leonardo Spinazzola. Spinazzola la fushën i dëmtuar të premten mbrëma dhe do të mungojë për një kohë të gjatë, pasi mediat në Itali kanë zbuluar se ka këputur tendinën e akilit. Ai ishte duke vrapuar kur u detyrua të ndalet dhe ra përtokë.
Kush do të jenë kandidatët e LDK’së për komuna, paralajmërohen emra të rinjLexoni edhe:
Pas verifikimit të dëmtimit nga ekipi mjekësorë, iu kumtua lajmi futbollistit se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, edhe nga ndjesia e kuptoi edhe vet ai që shpërtheu në lot dhe u largua me lese nga fusha. Sido që të jetë, për ta festuar këtë kualifikim dhe për t’i dhënë kuraju më shumë Spinazzolës, u përkujdesën shokët.
Ata, si në autobus si në aeroplan, vazhdimisht kanë thirrur emrin e Spinazzolës, duke i dhënë zemër lojtarit që ta kalojë këtë dëmtim të vështirë. Buzëqeshja do t’i kthehej në fytyrë lojtarit të Romës vetëm nëse Italia fiton Evropianin.https://twitter.com/i/status/1411108767480135688
(Kosova Sot Online )