“Po vjen në shtëpi” – Tifozët e Anglisë ëndërrojnë për lavdi në Euro 2020
Përkrahësit e Anglisë janë duke ëndërruar për lavdi në Euro 2020, pasi e panë kombëtaren e vet tek e shkatërroi 4:0 Ukrainën të shtunën.
Harry Kane me dy gola dhe Harry Maguire dhe Jordan Henderson me nga një, i ndihmuan tre luanëve ta mposhtin lehtësisht Ukrainën në çerekfinale në Romë.
Skuadra e Gareth Southgate do të rikthehet në Wembley të mërkurën për t’u përballur me Danimarkën në gjysmëfinale e këtij turne
Siç qëndrojnë gjërat, Anglia ka gjasa shumë të mira për ta arritur finalen, e cila zhvillohet po ashtu në Wembley më 11 korrik.
Kjo fitore bindëse i ka ngazëllyer tej mase përkrahësit e Anglisë, të cilët tani besojnë më shumë se kurrë më parë se ekipi i tyre do të triumfojë në Euro.
(Kosova Sot Online)