Lexoni edhe:
Kurti do të insistojë për 4 pikat e tij edhe në takimin e radhës me Vuçiqin
Arturo Vidali e ka paralajmëruar Brazilin për ndeshjen e tyre në shtator në kualifikime për Kupën e Botës 2022, pasi Brazili e rrëzoi Kilin nga Kupa e Amerikës me një fitore kontroverse 1:0 në çerekfinale javën e kaluar.
Në një çerekfinale të tensionuar ku Gabriel Jesus u përjashtua nga loja direkt me karton të kuq dhe Vidalit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, Brazili kaloi në gjysmëfinale falë një goli të Lucas Paqueta.
Mesfushori i Interit nuk u pajtua assesi me këtë disfatë dhe ishte i ashpër ndaj kundërshtarit dhe ndaj gjyqtarit.
Në një reagim në Instagram, Vidali e postoi një fotografi të trajnerit të Brazilit, Tite, dhe mbi të shkroi: “Ky herë kampioni ju gjunjëzoi”, duke iu referuar triumfit të Kilit në Kupën e Amerikës më 2015 dhe 2016.
Kurti do të insistojë për 4 pikat e tij edhe në takimin e radhës me VuçiqinLexoni edhe:
Ai shtoi: “Shihemi në Kili, por pa ndihmë”.
Në një reagim tjetër, ai u zotua se do ta lërë jetën në fushën e lojës në takimit e shtatorit me Brazilin në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës dhe se do ta gjunjëzojë Brazilin sërish.
Brazili do të përballet me Perunë në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.
(Kosova Sot Online )