![](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/05/200x200_211368867_4421060374592954_845598146506555610_n-600x3601625493774.jpg)
Lexoni edhe:
Zyrtare: Kosovari Arbër Hoxha i bashkohet Lokomotivës së Zagrebit
Manuel Locatelli është i vendosur ta hedhë poshtë ofertën e Arsenalit, pasi dëshiron t’i bashkohet Juventusit, sipas mediave italiane. Mesfushori i Sassuolos është shumë i kërkuar në këtë afat kalimtar, pas një sezon shumë të mirë në Serie A edicionin e kaluar dhe ndeshjeve të mrekullueshme për Italinë në Euro 2020 këtë muaj.
Sipas mediave italiane, Juventusi do të takohet me Sassuolon në ditët në vijim për të diskutuar për Locatellin, i cili është i gatshëm ta refuzojë Arsenalin në favor të bardhezinjve.
Zyrtare: Kosovari Arbër Hoxha i bashkohet Lokomotivës së ZagrebitLexoni edhe:
22-vjeçari i ka shënuar dy gola në Euro 2020 deri tani dhe drejtori sportiv i Sassuolos Giovanni Carnevali ka thënë se Juventusi është klubi i vetëm italian që ka shprehur interesim për të. Arsenali ka bërë ofertë për Locatellin tashmë, por ajo pritet të hidhet poshtë nga lojtari, i cili e parapëlqen kalimin në Juve.
Gazeta italiane raportojnë se Juventusi është i gatshëm t’ia plotesojë Sassuolos kërkesën prej 40 milionë euro për shitjen e lojtarit.
Por derisa Juventusi dëshiron ta afrojë lojtarin në një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje, Arsenali është i gatshëm t’ia paguajë Sassuolos 40 milionë euro menjëherë për shërbimet e tij.
Kjo nënkupton se oferta e klubit londinez është shumë më e leverdishme për Sassuolon, por klubit i duhet ta marrë parasysh dëshiron e Locatellit, që është t’i bashkohet Juventusit.
(Kosova Sot Online )