Lexoni edhe:
Zbulohet video për të cilën Shpati tha “Do ta zhdukja”
Momenti i vështirë ekonomik për klubet e futbollit bëhet edhe më evident, kur drejtuesi i një skuadre që deri më tani ka shpenzuar shuma marramendëse, Pep Guardiola, deklaron se ndoshta këtë verë do t’i duhet të bëjë pa blerë një sulmues të mirëfilltë, pasi klubi nuk ka para.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, trajneri i Manchester Cityt komentoi situatën aktuale të merkatos duke ju referuar veçanërisht mundësisë për të blerë një qendërsulmues për sezonin e ardhshëm.
Këto orë në fakt zërat e merkatos për mundësinë e blerjes së Harry Kane apo të një tjetër numri 9 nga City janë gjithnjë e më insistues, por Guardiola jep këtë përgjigje.
Zbulohet video për të cilën Shpati tha “Do ta zhdukja”Lexoni edhe:
”Të gjithë klubet janë në vështirësi në këndvështrimin financiar, dhe as ne nuk bëjmë përjashtim. Tani kemi Gabriel Jesus dhe Ferran Torres që ka qenë i pabesueshëm në pozicionin e 9-ës false, kemi lojtarë të rinj të akademisë, dhe luajmë shumë herë pa një bomber të vërtetë aty para. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ndoshta do të blejmë, por ndoshta edhe nuk e bëjmë. Ndoshta nuk vlejmë asnjë sulmues për sezonin e ardhshëm”.
Përveç sulmuesit të Anglisë Harry Kane mediat britanike kanë përfolur si blerje të mundshme të City-t dhe Erling Haaland, dhe të riun e Aston Villas Grealish, i cili gjithsesi nuk mund të përkufizohet si një 9-sh puro.
(Kosova Sot Online )