Lexoni edhe:
Liderët e vjetër po zëvendësohen me servilët e shefave të “pensionuar” e thellësisht të korruptuar!
Neymari e ka kritikuar Federatën e Futbollit të Amerikës Jugore (CONMEBOL), pasi ajo e pezulloi bashkëlojtarin e tij në Kombëtaren e Brazilit, Gabriel Jesus, për ndeshjen finale kundër Argjentinës në Kupën e Amerikës.
Jesusi ishte përjashtuar me karton të kuq në fitoren e Brazilit kundër Kilit në çerekfinale, për shkak të një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Eugenio Mena, të cilin e kishte goditur me këmbë në fytyrë.
Sulmuesi i Manchester City kishte kërkuar falje pas ndeshjes dhe kishte këmbëngulur se goditja ishte aksidentale. Pasi Jesusi mungoi në fitoren e Brazilit kundër Perusë, CONMEBOL njoftoi se ai ado të pezullohet edhe për një ndeshje shtesë dhe se nuk do të ketë të drejtë të ankohet ndaj vendimit. Neymarit nuk i ka pëlqyer kjo dhe ai e ka bërë këtë të qartë përmes një reagimi në Instagram, duke thënë: “Është e trishtueshme të jesh në duart e njerëzve të cilët marrin vendime të këtij lloji”. Superylli i PSG-së shtoi me sarkazëm: “Ata i bënë analizë të bukur lojës. Duhet t’i urojmë patjetër”.
Edhe Jesusi reagoi në Instagram, duke shkruar: “Dy ndeshje pezullim pa të drejtë ankese? Urime CONMEBOL. Mendoj se nuk e keni parë çfarë ndodhi, apo jo.”
(Kosova Sot Online )