Lexoni edhe:
Shteti në globalizëm, është shndërruar pothuajse në një email adresë apo numër celulari
Sergio Ramosi e ka quajtur klubin e tij të ri, Paris Saint-Germain, ekip ëndrrash për të cilin beson se është më i miri për të vazhduar të fitojë tituj. Sergio Ramosi iu bashkua Paris Saint-Germainit të enjten, në një marrëveshje dyvjeçare, e cila do ta mbajë atë në Paris deri më 2023.
Ramos iu bashkua gjigantit parisien si lojtar i lirë, pasi kontrata me Real Madridin i kishte mbaruar më 1 korrik.
Pasi klubi njoftoi për mbërritjen e tij në Parces de Princes, Ramosi e zgjodhi Twitterin për të folur për herë të parë si lojtar i PSG-së.
Shteti në globalizëm, është shndërruar pothuajse në një email adresë apo numër celulariLexoni edhe:
“Vendi më i mirë për të vazhduar të ëndërroj, klubi më i mirë për të vazhduar me fitimin e titujve. Ne do të luftojmë me çdo gjë dhe për çdo gjë. Forca”, shkroi Ramosi në Twitter pasi u zyrtarizuar si lojtar i PSG-së.
Ramos është lojtari i tretë që i bashkohet PSG-së këtë verë dhe i dyti si lojtar i lirë, pas Georginio Wijnaldum dhe Achraf Hakimit. Për këtë të fundit klubi francez ia pagoi Interit 71 milionë euro.
(Kosova Sot Online )