
Lexoni edhe:
Vetëm Messi është më i pasur se Braithwaite tek Barcelona
Neymar Junior ka folur për marrëdhënien me Lionel Messin para finales në “Copa America”.Ai ka thënë se për 90 minuta në fushë, ani pse e ka shumë shok të ngushtë Lionel Messin, do ta ketë vetëm rival dhe gjithçka që është e nevojshme do të bëjë që me Brazilin të triumfojë në “Copa America”.Messi dhe Neymar, shok shumë të mirë nga koha me Barcelonën, do të kërkojnë të shkruajnë historinë me vendet e tyre, duke triumfuar në Copa America.
Vetëm Messi është më i pasur se Braithwaite tek BarcelonaLexoni edhe:
“Messi është, siç kam thënë gjithmonë, lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë dhe është shok fantastik, por tani jemi në finale, jemi rival. Dua të fitoj këtë titull, që do të ishte Copa America e para për mua”, deklaroi Ney.
“Messi ka kohë që e kërkon titullin e parë me Argjentinën dhe sa herë që ne nuk jemi në atë turne, bëj tifo për të. Njëjtë siç kam bërë në finale të Kupës së Botës në vitin 2014 etj”.
“Tani kanë Brazilin dhe miqësia bie në rend të dytë. Respekti mes nesh është i madh, por vetëm njëri mund të fitojë”.
(Kosova Sot Online )