Lexoni edhe:
Vetëm Messi është më i pasur se Braithwaite tek Barcelona
Fabio Capello beson se Gianlugi Donnarumma është portieri më i mirë në botë, por paralajmëron Italinë se Harry Kane është qendërsulmuesi i vetëm klasik në Evropë.
Italia përballet me Anglinë të dielën në finalen e Euro 2020 në stadiumin Wembley nga ora 21:00.
Capello, një nga trajnerët më fitues të të gjitha kohërave dhe ish-trajner i Anglisë, e parapriu ndeshjen në një intervistë me Il Corriere dello Sport.
Vetëm Messi është më i pasur se Braithwaite tek BarcelonaLexoni edhe:
“Italia mund t’ia dalë mbanë, Anglia është një ekip interesant, por ende jo një ekip i madh”, ka thënë fillimisht 75-vjeçari.
“Ata nuk kanë shumë cilësi në mesfushë, por janë fizikisht të fortë dhe agresivë. Dhe ata kanë qendërsulmuesin e vetëm evropian, Harry Kane”.
“Ata pësuan presionin e Danimarkës një ditë më parë, por ata e përballuan pozicionimin e tyre”.
“Italia më ka bërë përshtypje për unitetin dhe dëshirën e tyre për të ndihmuar njëri-tjetrin. Nuk ka egoizëm në ekip”. “Roberto Mancini kishte bërë një punë të jashtëzakonshme. Italia ka portierin më të mirë në botë, Anglia jo mjaftueshëm. Pyeteni Ancelottin për Pickford”. “Italia u detyrua të luante me Catenaccio kundër Spanjës, ata dominuan me ritmin dhe presionin e tyre”, përfundoi Capello.
(Kosova Sot Online )