![Neymar flet për formën momentale dhe për të ardhmen e tij](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/26/200x200_neymar-brazil-v-uruguay-fifa-world-cup-quaifier-2021-2-600x360_11669471440.jpg)
Granit Xhaka e kalon kohën e lirë duke shëtitur me vajzën e tij
![Granit Xhaka e kalon kohën e lirë duke shëtitur me vajzën e tij](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/09/auto_granit-xhaka1625834849.png)
Futbollisti i njohur, Granit Xhaka, pas një periudhe të gjatë angazhimi në Euro 2020 ka katër ditë që është kthyer në shtëpinë e tij.
Pas kthimit të tij te familja, Xhaka po kalon shumë kohë me bashkëshorten dhe dy vajzat.
Së fundmi ai ka publikuar një fotografi me vajzën e tij të madhe Ayana, teksa e ka shkruar se nuk ka kohë më të rëndësishme se sa koha që kalon me të.
”Nuk ka kohë më të rëndësishme për mua se sa koha babë e bijë”, ka shkruar Xhaka në Instagram krahas fotografive të postuara me të bijën.
Ndryshe, Xhaka dhe në përgjithësi futbollistët shqiptarë që luajnë për Përfaqësuesen e Zvicrës, patën një performancë të mirë, por Zvicra u dërgua në shtëpi pas humbjes ndaj Spanjës në 1/8 në finale.
(Kosova Sot Online)