
Lexoni edhe:
Vdes 49-vjeçari që u plagos mbrëmë në Mitrovicë
Martin Odegaard dhe Luka Jovic kanë të ardhme në Real Madrid! Ardhja e Carlo Ancelottit iu ka dhënë shpresë atyre se mund të lënë gjurmë me fanellën e bardhë në “Santiago Bernabeu”.
Asnjëri prej tyre nuk e bindi Zinedine Zidanen, duke u huazuar, njëri në Angli te Arsenali dhe tjetri në Gjermani te Eintracht Frankfurt.
Sido që të jetë, ardhja e Carlo Ancelottit ka motivuar që të dy, që po punojnë shumë në stërvitje për ta bindur italianin se meritojnë të luajnë në Real Madrid.
Vdes 49-vjeçari që u plagos mbrëmë në MitrovicëLexoni edhe:
Sipas mediave në Spanjë, Ancelotti gjithashtu është i kënaqur me punën e tyre dhe po mendon t’i mbajë në skuadër për sezonin e ardhshëm, pasi klubi s’do të blejë lojtarë këtë verë, përveç objektivit numër një, Kylian Mbappe.
Ceballos, Brahim Diaz, janë të tjerë lojtarë që janë rikthyer në Madrid pas huazimeve në Arsenal, respektivisht Milan.
Por, duke parë numrin e madh të lojtarëve që ka Reali, vështirë se Carlo Ancelotti do të ju bëjë vend.
(Kosova Sot Online )