Mourinho në kërkim të një mbrojtësi, Bailly dhe Boateng emrat më të përfolur për transferim në Romë
Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho, ka nisur punën për të reformuar klubin italian.
Sipas mediave italiane trajneri portugez është në kërkim të një mbrojtësi.
Emrat më të përfolur për të përforcuar mbrojtjen e Romës janë: Eric Bailly dhe Jerome Boateng.
Jerome Boateng është aktualisht pa ekip pasi ka mbaruar kontrata e tij me Bayern Munich, kurse Eric Bailly pëlqehet shumë nga tekniku italian pasi ishte lojtar i tij në kohën sa drejtonte Manchester United.
(Kosova Sot Online)