Lexoni edhe:
Policja kroate “çmend” kalimtarët
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, nuk mundi t’i ndalë lotët e gëzimit pas triumfit në finale të Kampionatit Evropian 2020 kundër Anglisë dhe tha se skuadra e tij, sic e quajti ai, e jashtëzakonshme, e mbizotëroi Anglinë në tokën e saj. Italia e mundi Anglinë 3:2 në penallti pas një barazimi 1:1 gjatë 120 minutave, për ta fituar trofeun e dytë evropian të dielën në Londër. Gianluigi Donnarumma ishte heroi i Italisë pasi i priti tri prej pesë goditjeve të anglezëve në penallti, para 66 mijë tifozëve në Wembley, për ta kthyer titullin evropian në Itali pas plot 53 viteve.
Policja kroate “çmend” kalimtarëtLexoni edhe:
Mancini e ka bërë një punë të jashtëzakonshme me Italinë, që prej se e mori drejtimin e saj më 2018, duke mos pësuar disfatë në 34 ndeshje radhazi. “Ne pësuam gol menjëherë dhe vuajtëm, por pastaj mbizotëruam vazhdimisht. Djelmoshat janë të mrekullueshëm. Nuk di çfarë të them më tepër. Ky trofe është i rëndësishëm për të gjithë njerëzit dhe të gjithë tifozët”, tha Mancini pas ndeshjes. “Ka qenë e pamundur madje të mendonim për këtë, por djelmoshat janë të jashtëzakonshëm. Nuk kam fjalë t’i përshkruaj ata, është grup i mrekullueshëm. Nuk ishte ndeshje e lehtë e cila në vazhdim u bë shumë e vështirë, por pastaj ne mbizotëruam. Në penallti të duhet fati, dhe më vjen keq për anglezët”. Italia është e pamposhtur në 34 ndeshje, 27 fitore dhe 7 barazime – disfata e saj e fundit ishte në shtator 2018 (kundër Portugalisë).
I gemelli del gol pic.twitter.com/Xiww7WfdaR
— Alberto Nardelli (@AlbertoNardelli) July 11, 2021
(Kosova Sot Online )