Lexoni edhe:
Prishtina lavatriçe e pastrimit të parasë së pistë në ndërtimtari. Inteligjenca financiare të nis urgjentisht hetimin e Shpend Ahmetit edhe të Dardan Sejdiut!
Le Parisien pretendon se Paris Saint-Germain ka bërë disa kontakte me të afërmit e Theo Hernandez, por Milani nuk ka ndërmend të shesë.
Mbrojtësi i majtë 23-vjeçar është nën kontratë deri në qershor të vitit 2024 në San Siro dhe bëri lëvizjen prej 21.5 milionë euro nga Real Madrid në verën e vitit 2019.
Thashethemet për interesimin e PSG-së për Theo Hernandez sigurisht që nuk janë të reja dhe kthehen disa muaj mbrapa, por Rossonerët gjithmonë e kanë hedhur poshtë si opsion. Tuttosport tashmë raportoi që PSG bëri një ofertë 40 milionë euro, e cila u refuzua menjëherë.
Sipas Le Parisien, gjigandët e Ligue 1 kanë vënë kontakte me të afërmit e Theo Hernandez, duke propozuar pagë joshëse dhe kontrata për ta tunduar atë të kërkojë një largim nga qyteti i modës. Sidoqoftë, i njëjti raport pretendon se Milani nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare.
Theo Hernandez u la jashtë nga Franca për turneun UEFA EURO 2020, me tifozët që vunë në dukje se mbrojtësi i majtë do të ishte një bonus i madh kur dëmtimet filluan të shpeshtoheshin, teksa ata u eliminuan nga Zvicra.
(Kosova Sot Online )