![](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/16/200x200_gg11626430259.jpg)
Lexoni edhe:
Kolona të gjata në pikat kufitare Slloveni – Kroaci
Llapi u eliminua mbrëmë në raundin e parë kualifikues të Europa Conference League, duke u mposhtur nga Shkupi me rezultat të përgjithshëm 3:1.
Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina barazoi në ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri” por pa arritur të kualifikohet tutje.
Kolona të gjata në pikat kufitare Slloveni – KroaciLexoni edhe:
Në llogarinë e tij në Facebook, Batatina tha se u eliminuan, por me kokën lart.
Tutje, ai u shpreh i lumtur që shkroi historinë pas 89 viteve, duke fituar trofeun e Kupës.
“Jam i lumtur që së bashku bëm historinë pas 89 viteve klub, u stolisëm me Kupën e Kosovës dhe për herë të parë u regjistruam në protokollin e futbollit evropian” – tha Batatina.
Tutje, ai premtoi se Llapi do të jetë skuadër që do ta kërkojë Evropën çdo vit.
“Do t’iu premtoj se KF “Llapi” prapë do të jetë skuadër që do ta kërkojë Evropën për çdo vit dhe do të jemi skuadër shumë solide në vazhdimësi” – theksoi ai.
(Kosova Sot Online )