Lexoni edhe:
Anthony Joshua shfaq fizikun e ‘frikshëm’ para meçit me Oleksandr Usyk
Anthony Joshua do t’i mbrojë titujt e kampionit të botës në kategorinë e rëndë kundër Oleksandr Uysk më 25 shtator në Stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër.
Joshua, 31-vjeçar, do t’i rrezikojë titujt e botës në IBF, WBA dhe WBO kundër ukrainasit, i cili është sfidues mandator.
Usyk, 34-vjeçar, kurrë nuk ka luftuar për një titull të botës në kategorinë e rëndë, por i ka mbajtur këta tituj në një kategori më të lehtë, super të mesme.
Joshua u urdhëruar ta mbrojë titullin e botës në WBO, pasi dështimit të meçit me bashkatdhetarin e vet britanik Tyson Fury.
Anthony Joshua shfaq fizikun e ‘frikshëm’ para meçit me Oleksandr UsykLexoni edhe:
“Ne jemi dy fitues të medaljeve të arta olimpike që kemi arritur në krye me punë dhe nuk i kemi shmangur sfidat asnjëherë”, tha Joshua para meçit.
“Vendtakimi është i jashtëzakonshëm, atmosfera do të jetë elektrike. Ndihem i nderuar që jam i pari që do të luftojë në një vend aq frymëzues”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )