Lexoni edhe:
Mërgimtari e pëson keq: I kapen 50 mijë franga, habit me vendin ku i kishte fshehur
Ndërtesa në Fshatin Olimpik në Japoni, ku do të vendoset një pjesë e ekipit olimpik të Kosovës është stolisur me flamuj kosovar, dy ditë para hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2021.
Ekipi i xhudos, tek i cili Kosova i mban shpresat më të mëdha për medalje olimpike, do të vendoset sot në Fshatin Olimpike.
Përveç ekipit olimpik të xhudos, aty do të vendoset edhe ekipi i boksit i Kosovës. Ekipi olimpik i xhudos, i përbërë nga Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova dhe i udhëhequr nga trajneri Driton Kuka, mbërriti në Japoni më 21 korrik.
Mërgimtari e pëson keq: I kapen 50 mijë franga, habit me vendin ku i kishte fshehurLexoni edhe:
Xhudistët kryen përgatitje në Komunën e Sanjos një javë dhe tani do të vendosen Fshatin Olimpik para fillimit të garave.
Kosova do të marrë pjesë në Olimpiadë me 11 garues, prej tyre 6 me norma olimpike dhe 5 me ftesa.
Kosova synon që të paktën ta përsërisë suksesin e Lojërave Olimpike 2016 në Rio, kur Majlinda Kelmendi u fut në historinë e vendit duke u bërë garuesja e parë, burrë apo grua, që fiton medalje olimpike. Ajo e fitoi të artën në xhudo.
(Kosova Sot Online )