Lexoni edhe:
Kosova, me katër klube në Evropë
Real Madridi e ka shpalosur sot David Alaban si lojtarin e vet më të ri, gati dy muaj pasi arriti marrëveshje me të. Mbrojtësi austriak e ka zgjedhur numrin 4 në fanellën e tij, të cilin deri sot e mbajti Sergio Ramos.
Austriaku u prezantua si lojtar i ri i Real Madridit të mërkurën në Valdebabas.
Kosova, me katër klube në EvropëLexoni edhe:
Alaba e zgjodhi numrin 4 në fanellë, i cili u bart me përgjegjësi të madhe nga ish-kapiteni Sergio Ramos deri në sezonin e kaluar, por ai zbuloi disa hollësi interesante gjatë prezantimit.
Ramosi u largua nga Madridi këtë verë dhe iu bashkua Paris Saint-Germainit në Ligue 1. Alaba tregoi në konferencën e prezantimit se i ishte thënë nga klubi se numri 4 ishte i vetmi në dispozicion për ta zgjedhur.
“Më thanë se ky ishte numri i fundit në dispozicion por unë ndihemi i nderuar dhe është motivim i madh për mua”, tha Alaba.
Alaba iu bashkua Madridit si lojtari i lirë, pasi vendosi të mos e vazhdojë qëndrimin në Bayern Munich pas më shumë se një dekade në Allianz Arena.
(Kosova Sot Online )