Lexoni edhe:
Barcelona e publikon listën për miqësoren e sotme: Ftohet një shqiptar, mungon Messi
Boksieria kosovare thotë se e realizoi ëndrrën me pjesëmarrje në Olimpiadë
Donjeta Sadiku është njëra prej 11 sportisteve të Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Boksieria kosovare e realizoi ëndrrën kur i erdhi ftesa e pjesëmarrjes në Olimpiadë.
Barcelona e publikon listën për miqësoren e sotme: Ftohet një shqiptar, mungon MessiLexoni edhe:
Tash, boksieria nga Gollaku i ka idetë e qarta: ajo synon të fitojë medalje olimpike në “Tokyo 2020”. Këtë arritje, ajo ia dedikon të gjithë atyre që kanë besuar në të dhe familjes së saj.
Ajo ka ushtruar intensivisht me trajnerin Besim Brahimi për të pasur paraqitje sa më të mira në Olimpiadë. Vite më parë, Donjeta ishte shpallur nënkampione e botës për të reja.
(Kosova Sot Online )