
Lexoni edhe:
“Messi dëshiron të qëndrojë, po bëjmë gjithçka që të ulim pagat dhe të gjejmë një zgjidhje”
Edhe zyrtarisht, Benjamin Kololli është pjesë e Shimizu S-Pulse.
Është klubi që ka njoftuar për transferimin e mbrojtësit shqiptar, si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata në qershor me FC Zurich.
Shimizu S-Pulse përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka bërë të ditur se futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin japonez. Kartoni i Kolollit sot vlerësohet 700 mijë euro, derisa më e larta ndonjëherë ka qenë në vitin 2019, ai vlerësohej atë kohë 2.75 milionë euro, e gjitha kjo pas paraqitjeve brilante me Kosovën.
(Kosova Sot Online )