Barcelona e konfirmon largimin e Pjanic dhe Umtiti

  • 23 July 2021 - 11:26
Barcelona e konfirmon largimin e Pjanic dhe Umtiti

Samuel Umtiti dhe Miralem Pjaniç janë të radhës që do të largohen nga Barcelona.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, ka konfirmuar se qendërmbrojtësi, Samuel Umtiti dhe mesfushori Miralem Pjanic, do të largohen në afatin kalimtar të verës. Klubi është në vështirësi të rëndë financiare dhe po kërkon që përmes largimeve dhe uljes së pagave, të stabilizojë financat.

“Umtiti dhe Pjanic janë lojtarë të mëdhenj, me karrierë për t’u admiruar, por sezonin e fundit nuk kanë gjetur shumë minuta dhe e dinë mirë pozicionin e tyre”, u shpreh ai. “Me shumë respekt për ta, po negociojmë me menaxherët e tyre për të gjetur zgjidhjen më të mirë, pasi Umtiti e Pjanic janë të parët që duan qartësi për situatën dhe një klub ku të luajnë rregullisht”.

(Kosova Sot Online )