Opsionet e Rey Manaj për vazhdimin e karrierës
Tre golat ndaj Gimnasic e vendosën Rey Manajn në një pozitë të mirë për këtë sezon. Ai u nënshkrua nga Albacete për 700 mijë euro dhe e bëri debutimin me ekipin e parë me një performancë senzacionale.
Ai bëri tre gola duke e befasuar edhe Ronald Koemanin. Manaj vazhdoi formën e mire edhe dje duke e realizuar edhe një gol ndaj Gironas.
Këto dy performanca kanë hapur mundësi të reja për të ardhmen e tij. Në fillim, ai nuk do të vazhdonte me klubin, por pas këtyre paraqitjeve, vazhdimi i tij me ekipin katalonas nuk mund të mohohet.
Ideja fillestare është të dërgohet në huazim për të fituar eksperiencë dhe menaxhmenti ka dy opsione në tavolinë.
E para është Sassuolo dhe e dyta ekipi portugez, Famalicao.
(Kosova Sot Online)