Baseli po e shkatërron Sionin: Kasami shënon, Zhegrova asiston dy herë
Baseli është duke e shkatërruar plotësisht 5:0 Sionin në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Zvicrës, pas 45 minutave të parë në stadiumin St. Jakob-Park.
Pajtim Kasami e hapi serinë e golave pas vetëm katër minutave lojë, para se Edon Zhegrova të asistonte për Segio Lopezin, i cili e dyfishoi epërsinë e vendasve 10 minuta më vonë
Eray Comert shënoi për 3:0 për Baselin në minutën e 21-të.
Sebastiano Esposito e çoi në katër gola epërsinë e vendasve në minutën e 42-të, kur u shërbye nga Arthur.
Zhegrova e regjistroi edhe një asist tjetër në pjesën e parë, kur e shërbeu Arthurin në minutën e 44-të, i cili shënoi për 5:0.
Ky ishte asisti i tretë në dy takimet e para të sezonit të ri 2021/22 në Superligë për Zhegrovën, i cili i ka edhe 45 minuta të tjerë për ta shtuar numrin e shërbimeve.
Përfaqësuesi i Kosovës është titullar për Baselin në këtë takim, ndërsa sezonin në ligë e nisi nga stoli javën e kaluar.
(Kosova Sot Online)