
Xhaka i shënon gol të bukur Chelseat

Arsenali e ka barazuar në 1:1 rezultatin kundër Chelseat në një ndeshje miqësore mes dy gjigantëve anglezë që po zhvillohet momentalisht në Londër.
Granit Xhaka shënoi 1:1 për Arsenalin në minutën e 67-të.
Mesfushori kosovar i Zvicrës shënoi me kokë pas një harkimi nga këndi të Pepes.
Xhaka e kishte nisur ndeshjen nga stoli por u fut në fushë në pjesën e dytë.
(Kosova Sot Online)