Trajneri Begolli kryen transferimin e parë, Viktor Kuka pranë zyrtarizimit te Vëllaznimi

  • G.g /
  • 02 August 2021 - 10:21
Trajneri Begolli kryen transferimin e parë, Viktor Kuka pranë zyrtarizimit te Vëllaznimi

KF Vëllaznimi ka zyrtarizuar marreveshjen me trajnerin Granit Begolli.

Në klub priten projekte të mëdha, me skuadrën nga Gjakova që synon organizim sa më mirë për zonin 2021/22.

Priten disa transferime të mëdha tek Vëllaznimi, duke përfshirë këtu edhe emra të mëdhenj të futbollit kosovar.

GazetaBlic Sport nëpërmjet burimeve të saj mëson se Viktor Kuka do të jetë pjesë e kësaj skuadre për edicionin e ardhshëm.

Kuka ka shkëlqyer me fanellën e Malishevës në edicionin e kaluar, atje ku ndikoi në inkuadrimin në Superligë të kësaj skuadre.

Shumë shpejtë pritet të bëhet zyrtarizimi i tij.

(Kosova Sot Online)