Lexoni edhe:
Liverpooli dhe Manchester Unitedi në garë për yllin spanjoll
Legjenda braziliane Ronaldinho ka thënë se ai ndihet më i lumtur më së shumti kur e ka topin e futbollit në këmbë.
Ronaldinho ka lënë shumë kujtime në mendjet e tifozëve të Barcelonës, Paris Saint-Germainit dhe Milanit gjatë karrierës së tij të shquar.
Liverpooli dhe Manchester Unitedi në garë për yllin spanjoll Lexoni edhe:
Duket se braziliani kishte marrë kujtime të shumta pozitive gjatë kohës si futbollist profesionist, siç ka treguar në një intervistë së fundmi ku foli për karrierën e vet.
“Është e vështirë ta zgjedh vetëm një çast” tha Ronaldinho për Ibai Llanos i pyetur se cili ishte çasti më i mirë në karrierën e tij.
“Kur e kam topin, jam i lumtur. Kam kujtime të bukura nga secili klub në të cilin kam luajtur. Nuk mund ta veçoj vetëm një”, shtoi ai.
Duke folur për lojtarët të cilët e marrin atë si shembull, legjenda braziliane i nxiti ata të dalin në fushë dhe ta shijojnë lojën.
“Shijojeni lojën dhe mësoni”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)