Bayern Munich e dëshiron Danilon, Juventusi i kërkon 30 milionë euro

  • A.P /
  • 04 August 2021 - 15:35
Bayern Munich e dëshiron Danilon, Juventusi i kërkon 30 milionë euro

Bayern Munich ka shprehur interesimin për transferimin e mbrojtësit brazilian të Juventusit, Danilo, të cilit klubi italian i ka caktuar çmim tashmë.

Kampioni i Bundesligës ka kërkuar informata për mbrojtësin brazilian dhe Juventusi ia ka bërë me dije se çmimi i shitjes së tij është 30 milionë euro.

Bavarezët janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe trajneri Julian Nagelsmann, sipas Sky Sport Italia, e vlerëson Danilon si të duhurin për ekipin e tij.

Danilo iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2019 nga Manchester City dhe i ka zhvilluar 78 ndeshje për bardhezinjtë deri tani.

Paraqitjet e tij në Serie A sezonin e kaluar ia siguruan atij një vend në ekipin e Brazilit për Kupën e Amerikës këtë verë, ku i luajti shtatë ndeshje, përfshirë edhe finalen e humbur ndaj Argjentinës.

Juventusi nuk e ka për qëllim ta shesë 30-vjeçarin, por do të pranonte largimin e tij nëse Bayerni i jep 30 milionë euro për të.


(Kosova Sot Online)