Arsenali interesohet për shërbimet e Bernardo Silvës
Aventura e Bernardo Silvas në Manchester City është drejt fundit.
Me ardhjen e Jack Grealish te ‘Citizens’ gjasat e portugezit për një vend në formacionin bazë të Cityt janë zbehur.
Dëshirën për largimin e tij nga skuadra e Manchesterit e konfirmoi pak ditë më parë edhe Pep Guardiola.
Megjithatë portugezi pritet të vazhdoj karrierën e tij në Angli, pasiqë skuadra e Arsenal ka shprehur interesim për shërbimet e tij.
Sipas ‘Mirror’ Mikel Arteta e pëlqen lojtarin dhe dëshiron të shtoj kreativitetin e lojës së ‘Gunners’.
(Kosova Sot Online)