![Neymar flet për formën momentale dhe për të ardhmen e tij](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/26/200x200_neymar-brazil-v-uruguay-fifa-world-cup-quaifier-2021-2-600x360_11669471440.jpg)
Efekti Messi, rritet me të madhe llogaria e PSG-së në Instagram
![Efekti Messi, rritet me të madhe llogaria e PSG-së në Instagram](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/09/auto_Messi-Angry-600x3601628512588.jpg)
Edhe para se të zyrtarizohet, Paris Saint-Germain po ka përfitime nga Lionel Messi.
Që nga e premtja profili i PSG-së në Instagram ka fituar 847 mijë ndjekës, një mesatare prej 211 mijë në ditë, kundrejt 24 mijë të zakonshmeve.
Edhe në kanalin e Youtube, PSG ka pasur rritje të madhe + 46 mijë ndjekës, 15 mijë në ditë.
Profili zyrtar në Twitter tani po tregon një rritje ditore prej 8 mijë ndjekësish: tetë herë mesatarja vjetore.
Versioni në gjuhën spanjolle fitoi 34,000 ndjekës (krahasuar me 31,000 në llogarinë franceze), rreth 7,000 në portugalisht dhe rreth 14,000 në arabisht.
(Kosova Sot Online)