Interi mbyll derën për ofertat në lidhje me Lautaro Martinez
Me Romelo Lukaku që pritet t’i përfundojë testet mjekësore për të kaluar në Chelsea, Interi ia ka mbyllur derën Tottenhamit, Arsenalit dhe Atletico Madridit për Lautaro Martinezin.
Lukaku ka përfunduar pjesën e parë të testeve mjekësore sot në klinikën Columbus në Milan dhe do të ateroi pas pak dite për ta kompletuar transferin e tij 115 milionë euro. Me Achraf Hakimin që tashmë ata kanë shitur në PSG dhe tifozët që kanë filluar protestat kundër tyre, do të thotë që shitja e Lautaro Mrtinez do të bënte që gjërat të përkeqësoheshin për skuadrën nga San Siro.
Pronarët e klubit, Sunin e dinë që ata nuk mund të shtyhen me tifozët, trajneri Simone Inzaghi apo drejtorët Beppe Marotta dhe Piero Ausilio dhe disa të tjerë e dinë që fituesit e Skudetos nuk bën që të dobësohen kaq shumë.
Sipas Sportitalia dhe Sky Sport Italia, oferta që ka arritur për të nga Tottenham dhe Atletico Madrid për Lautaro Martinezin ishte 70 milionë euro. Arsenal ka pyetur por nuk ka bërë ofertë formale për të.
Ato të gjitha janë refuzuar, kryesisht për shkak se ata kanë kërkuar 90 milionë euro, kurse argjentinasi tani është i paprekshëm për shkak të largimit të Lukakusë.
Ai mbush 24 vjet këtë muaj dhe sezonin e kaluar ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 11 asiste në 48 ndeshje. Verën e kaluar Lautaro ishte shumë afër transferit në Barcelonë dhe nëse ai do të largohej nga Interi, por transferi mund të ndodh në të ardhmen edhe pse Lionel Messi është larguar. Kujtojmë se dyshja e fituan Copa Amerika muajin e kaluar me Argjentinën.
(Kosova Sot Online)