![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Eriksen i dërgon një video një vajze të vogël që i nënshtrohet të njëjtit operacion si të tij
![Eriksen i dërgon një video një vajze të vogël që i nënshtrohet të njëjtit operacion si të tij](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/05/auto_Eriksen-2-600x3601628159258.jpg)
Mesfushori i Interit, Christian Eriksen e ka dërguar një video mesazh për vajzën nëntë vjeçare e cila do të bëjë të njëjtin operacion si të tij. “Jam i sigurt se do t’i kthehem jetës normale shumë shpejt pas kësaj, e di këtë”
Danezi kalapsoi kur zemra e tij ndali për disa minuta gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës në Euro 2020 në qershor por ai u ringjall në fushë nga stafi mjekësor. Ai ka një mjet që i është implantuar një ditë pas dhe e njëjta procedurë do të bëhet edhe të vajza e vogël angleze që quhet Evie.
Ajo e ka idol ish yllin e Tottenhamit, kështu që familja e saj i ka dërguar një letër që ai i është përgjigjur me një video-mesazh, të cilin ai e ka shpërndarë në Facebook.
“Tung, Evie, jam Christian. Faleminderit për letrën, e kam lexuar mbrëmë. Shpresoj që po ndiheni mirë dhe me plot besim po shkoni në operim. Nuk është argëtim të jesh në spital, por jam i sigurt që mjekët e dinë çfarë bëjnë dhe ata do të ndihmojnë”.
“Jam i sigurt që do t’i ktheheni jetës së juaj normale shumë shpejt, e di që po. Jam i sigurt që e njëjta do të ndodh edhe me ty. Ua uroj gjërat më të mira dhe shpresoj që ndoshta ne do të shihemi bashkë në të ardhmen”.
(Kosova Sot Online)