Operohet Zhegrova, do t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e shtatorit
Edon Zhegrova do të jetë jashtë fushave për disa javë
Sulmuesi i Kosovës u lëndua gjatë ndeshjes kundër Servette FC këtë javë në Super Ligën e Zvicrës.
Sipas faqes zyrtar të Baselit, Zhegrova do të jetë jashtë për disa javë për shkak se ka lënduar miniskusin e tij në këmbën e djathtë në ndeshjen e së dielës kundër Servette FC.
Lëndimi kërkon operim, i cili pritet që të kryhet sot.
“Edon Zhegrova do të jetë jashtë për shkak të lëndimit të miniskusit të gjurit të tij të djathtë gjatë ndeshjes së të dielës me Servette FC. Lëndimi kërkon operim i cili do të bëhet sot. I urojmë atij shërim sa më të shpejt”.
Zhegrova pati një fillim tepër të mirë të sezonit në Zvicër dhe ky lëndim do të bëjë që ai mos të jetë i gatshëm për Kosovën në ndeshjet e shtatorit për kualifikime në Botërorin Katar 2022.
? Edon Zhegrova will be sidelined for a few weeks after suffering a meniscus injury in his right knee during Sunday's match with Servette FC.
— FC Basel 1893 ?? (@FC_Basel_en) August 10, 2021
The injury requires surgery, which will take place today. Best wishes and a speedy recovery, EZ! ?#FCBasel1893 #MirSinBasel pic.twitter.com/sSavEEww8h
(Kosova Sot Online)