![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Oferta e Olympique Lyon për Xherdan Shaqirin, këto janë të rejat e fundit
![Oferta e Olympique Lyon për Xherdan Shaqirin, këto janë të rejat e fundit](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/11/auto_shaqiri1628684283.jpeg)
E konfirmuar në Angli, interesi i Olympique Lyonit për Xherdan Shaqirin është shumë real.
Por në këtë rast, klubi i Jean-Michel Aulas mund të ketë probleme të bindë të kuqtë të heqin dorë nga reprezentuesi zviceran.
Sipas informacioneve të fundit, drejtuesit e Liverpool kanë marrë një ofertë të parë nga Lyon për Xherdan Shaqirin, por se është larg nga ajo për të arritur një marrëveshje.
Madje, drejtuesit e Liverpool e kanë cilësuar ofertën edhe si qesharake, duke aluduar tek vlera më e madhe që ka futbollisti me origjinë shqiptare.
Shaqiri ka edhe një vit kontratë me skuadrën angleze, por që nuk ka arritur që të siguroj një vend startuesi, andaj edhe dëshira e tij është e madhe për t’u larguar.
(Kosova Sot Online)