
U tha se ka gisht në largimin e Messit, vjen reagimi nga Florentino Perez

Largimi i Leo Messit nga Barcelona ka shkaktuar polemika të mëdha në Spanjë.
Në mesin e shumë diskutimeve ishte edhe ai ku thuhej se presidenti i Realit, Florentino Perez ka ndikuar në largimin e tij.
Por, presidenti i “Los Blancos” përmes një komunikate zyrtare tha se është e pamundur të ndikonte në këtë vendim.
“Është e pamundur që kam ndikim në largimin e Messit ose te ndonjë vendim tjetër te FC Barcelona”.
(Kosova Sot Online)