![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Nuk lejohet të luajë në Serie A, Eriksen shumë pranë kalimit tek skuadra e re
![Nuk lejohet të luajë në Serie A, Eriksen shumë pranë kalimit tek skuadra e re](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/11/auto_eriksen-inter-scaled-e1593008982496-1024x683-11628692069.jpg)
E ardhmja e Christian Eriksen është në mesin e shumë dilemave.
Mesfushori danez pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së parë të Kampionatit Evropian dhe u mendua se mund të largohet përfundimisht nga futbolli.
Erikseni i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale duke instaluar një aparat që shërben si një mini-defibrilator i cili do të ndihmonte zemrën në çdo rast rreziku, por në Itali të luash me këtë aparat është e ndaluar dhe në këtë mënyrë për të vijuar karreirën në Serinë A i duhet ta heqë.
Megjithatë, kjo gjë nuk është e ndaluar në Holandë dhe mediat e bëjnë të kryer transferimin e tij tek Ajaxit.
Në Holandë të luash me një aparat në zemër është e lejuar dhe prej vitesh e bën diçka të tillë një tjetër lojtar i Ajaxit, Daley Bilnd.
(Kosova Sot Online)