Lukaku, lojtar i Chelsea
Romelo Lukaku edhe zyrtarisht është lojtar i Chelsea. Blutë e Londrës e kanë kthyer në ekip sulmuesin pas një sezoni të mirë që pati në Serie A
Chelsea e ka kompletuar nënshkrimin me Romelu Lukaku nga Interi për 98 milionë funte, apo 115 milionë euro duke e kthyer atë në Stamford Bridge pas dy sezoneve që pati në Serie A.
Lukaku, i cili luajtur për Blutë në vitin 2011 dhe 2014, ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me kampionët e Europës dhe do të shihet se a do të mbetet në Londrën perëndimore deri më 2026.
Interi fillimisht nuk deshi t’i ndajë rrugët me asetin e tyre kryesor, por nuk arriti që ta refuzojë ofertën joshëse të Chelsea derisa klubi i tyre po kalon në një krizë financiare. 28 vjeçari është zyrtarizuar sot para fillimit të sezonin 2021-22 në Angli.
(Kosova Sot Online)