![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Paga më e lartë në klub, kaq pritet të paguhet Shaqiri tek Lyon
![Paga më e lartë në klub, kaq pritet të paguhet Shaqiri tek Lyon](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/13/auto_shaqiri-liverpool1628845123.jpg)
Vazhdojnë negociatat mes Liverpoolit dhe Olympique Lyonn për transferimin e Xherdan Shaqirit.
Ende nuk është arritur marrëveshje mes dy klubeve. L’Equipe raportoi të enjten se ende nuk është gjetur asnjë marrëveshje me Liverpoolin, i cili tani po pretendon të marrë 8 milionë euro nga ky transferim.
Kjo shumë është afër ofertës së fundit të OL, e vlerësuar në 6.5 milion euro. Lojtari zviceran ka pranuar të bashkohet me Rhône, ku ai do të marrë 350,000 euro në muaj dhe kështu të bëhet paga më e madhe e klubit.
Gjithçka pritet të vendoset deri në fund të kësaj jave.
(Kosova Sot Online)