“Mbreti” i UFC ndryshon sport, nënshkruan me ekipin rus të futbollit
Ish-mbreti i UFC, Khabib Nurmagomedov, duket se ka hequr dorë përfundimisht nga artet marciale të përziera (MMA), por synon të provojë botën e futbollit.
Njeriu që në 29 duele nuk ka humbur asnjë prej tyre thuhet se ka nënshkruar një kontratë me FC Legion Dynamo, ekip i nivelit të tretë në futbollin profesional rus, sipas “Sun Sport”.
Një fotografi e Khabib, ku shfaqet duke firmosur marrëveshjen, u postua nga një llogari e FC Legion në Instagram, orët e para të mëngjesit të së premtes.
Khabib njoftoi synimet e tij për të kaluar në futboll në fillim të këtij viti. Ai më parë mori një kontratë profesionale futbolli nga FC Kamaz, tjetër skuadër ruse e nivelit të tretë.
“Nis përgatitja për debutimin tim në futboll. Unë jam një lojtar i lirë, – shkroi Khabib në Twitter më 24 janar. – Dhe gati për të pranuar oferta”.
Nurmagomedov u tërhoq nga UFC pas mbrojtjes së suksesshme të titullit kundër Justin Gaethje në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Megjithë këmbënguljen e presidentit të UFC, Dana White që kampioni nga Dagestani të kthehej në ring, ai nuk pranoi, duke ruajtur kolonën zero të humbjeve, një rekord i pamposhtur, ku spikasin fitoret ndaj Gaethje, Dustin Poirier, Conor McGregor, Al Iaquinta, Edson Barboza, Michael Johnson dhe Rafael dos Anjos, ndër të tjerë.
https://twitter.com/TeamKhabib/status/1353440329656004608?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1353440329656004608%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmbreti-i-ufc-ndryshon-sport-nenshkruan-me-ekipin-rus-te-futbollit%2F
(Kosova Sot Online)