Lexoni edhe:
Formacioni interesant i Realit për ndeshjen e parë në La Liga
Futbollistët e Barcelonës kishin pranuar uljen e pagave vetëm që klubi të mund të nënshkruajë me Lionel Messin.
Për shkak problemeve ekonomike, kinse, Messi u largua nga Barcelona pas pothuajse dy dekadash, duke u transferuar te PARIS Saint Germain.
Formacioni interesant i Realit për ndeshjen e parë në La LigaLexoni edhe:
Sergio Roberto tha të premten se futbollistët donin patjetër që Leo të qëndrojë dhe për këtë, ishin pajtuar të sakrifikonin edhe pagën e tyre, por problemi te Barça ishte më i madh dhe kështu, Leo s’mund të vazhdonte.
“Lojtarët ishin ata që më së shumti donin që Messi të vazhdonte dhe ne do të kishim bërë maksimumin, por problemi shkoi përtej lojtarëve, ndodhi shkaku pandemisë ose menaxhimit që është bërë. Çfarëdo që të ndodhë, ne jemi Barça edhe pa Messin. Nuk besojmë se jemi në gjendje shoku (…). Jemi Barça”, tha ai.
(Kosova Sot Online)