Lexoni edhe:
City i gatshëm të dëgjojë ofertat për Laportën, shfaqet Madridi
Armando Broja duhet të presë për të debutuar me Southampton në Premier League.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili ka kaluar në huazim nga Chelsea te “Shenjtorët”, nuk do të grumbullohet as për duelin kundër Manchester United.
City i gatshëm të dëgjojë ofertat për Laportën, shfaqet Madridi Lexoni edhe:
Trajneri Ralph Hasenhuttl ka sqaruar edhe pse do të ndodhë diçka e tillë.
“Kemi vënë re që javën e shkuar se Brojës i duhet pak kohë të ambientohet në skuadër. Gjithashtu duhet të përshtatet me stilin e lojës që bën Southampton. Presioni për të është pak më i madh se ai që ka Adam Armstrong, por sigurisht Broja është një lojtar i ri dhe ka cilësi që na duhen. Ndaj do i japim kohën që i duhet”, është shprehur trajneri i Southampton.
(Kosova Sot Online)