Lexoni edhe:
Lukaku për golin kundër Arsenalit: Goli im më i mirë
Joachim Kimmich e ka vazhduar marrëveshjen me Bayern Munich deri në verën e vitit 2025, ka njoftuar klubi gjerman të hënën.
Mesfushori gjerman i ishte bashkuar Bayernit nga RB Leipzig në vitin 2015 dhe ka vendosur ta vazhdojë qëndrimin në Allianz Arena për edhe katër vjet të tjera.
Lukaku për golin kundër Arsenalit: Goli im më i mirë Lexoni edhe:
Bayerni e konfirmoi lajmin në uebsajtin e klubit, ku shkroi: “FC Bayern e ka vazhduar kontratën me Joshua Kimmich deri në vitin 2025.”
Kimmich i ka bërë 264 paraqitje për Bayernin dhe i ka shënuar 30 gola deri tani.
Mesfushori 26-vjeçar e ka fituar Bundesligën gjashtë herë, tri herë Kupën e Gjermanisë dhe një herë Ligën e Kampionëve.
Kimmich i shpjegoi arsyet e vazhdimit të marrëveshjes me Bayernin.
“Arsyeja më e rëndësishme për vazhdimin e kontratës është se këtu në Bayern mund ta shijoj pasionin tim çdo ditë. E kam një ekip me të cilin mund të arrijë gjithçka dhe kam shumë bashkëlojtarë të cilët i kam bërë miq të vërtetë”, tha Kimmich për uebsajtin e klubit.
(Kosova Sot Online)