
Lexoni edhe:
Reagon vëllai i Dardan Krivaqës, distancohet nga ai dhe kërkon dënim meritor për të
Mesfushori uruguaian e ka vazhduar kontratën me Real Madridin, i cili e ka “blinduar” atë pasi e sheh të ardhme të ekipit
Federico Valverde e ka vazhduar kontratën me Real Madridin. Dhe, “Los Blancos” e kanë “blinduar” yllin uruguaian me një klauzolë marramendëse. Në fakt, kjo klauzolë e shkëputjes së kontratës është vendosur hiç më pak se 1 miliard euro.
Reagon vëllai i Dardan Krivaqës, distancohet nga ai dhe kërkon dënim meritor për të Lexoni edhe:
Lajmin e ka bërë të ditur “Goal.com”. 23 vjeçari i ka kaluar gjashtë sezone të karrierës së tij në Real. Ai ishte marrë në vitin 2016 nga klubi uruguaian, Penarol.
Valverde tash është bërë lojtar i rëndësishëm i “Mbretërve” dhe e ardhmja e tij do të jetë në “Santiago Bernabeu”. Në bazë të klauzolës së lartë, asnjë klub nuk do të mundë ta blejë përfaqësuesin uruguaian.
(Kosova Sot Online )