Lexoni edhe:
U vra nga talibanët, dalin pamjet e fotografit të Reuters, pak para se të gjymtohej dhe të shtypej me makinë
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është larguar nga seanca stërvitore e së mërkurës në mëngjes para kohe, për shkak të një lëndimi në krah. Bardhezinjtë u stërvitën para tifozëve në qendrën Continassa mëngjesin e sotëm. Ronaldo ishte pjesë e stërvitjes, por u largua shumë më herët se bashkëlojtarët e vet për shkak të një problemi me krahun, sipas mediave italiane.
Të gjithë sytë janë kah superylli portugez, i cili besohet se po bën përpjekje për t’u larguar nga Juventusi para se të mbyllet afati kalimtar i verës në fund të këtij muaji.
Menaxheri i tij, Jorge Mendes, është duke bërë përpjekje ta dërgojë Ronaldon në Manchester City.
Ronaldo i zhvilloi vetëm 30 minuta për Juventusin në ndeshjen e tij hapëse në Serie A të dielën, duke u futur në lojë nga banka rezervë.
Colpo al braccio destro per #CR7, che chiude l’allenamento in anticipo ??7️⃣ pic.twitter.com/LTUHstjH2x
— Romeo Agresti (@romeoagresti) August 25, 2021
(Kosova Sot Online )