![](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/26/200x200_c1_36718121629978105.jpg)
Lexoni edhe:
Gjykata Speciale merr një vendim me rëndësi për Hashim Thaçin
Raheem Sterling mund të jetë çelësi i kalimit të Cristiano Ronaldos në Manchester City, sipas mediave italiane.
Menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, ndodhet në Torino për të biseduar për kalimin e portugezit në Etihad. Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi, por Manchester City nuk është i gatshëm ta paguajë asnjë cent për ta marrë atë nga Torino.
Gjykata Speciale merr një vendim me rëndësi për Hashim Thaçin Lexoni edhe:
Në anën tjetër, Juve i dëshiron të paktën 25 milionë euro për portugezin. Megjithatë, ai nuk është problemi i vetëm për kalimin e Ronaldos në Premierligë, sepse City dëshiron ta largojë Raheem Sterlingun para se ta afrojë Ronaldon. Sipas të përditshmes italiane Gazzetta dello Sport, e ardhmja e sulmuesit anglez mund të jetë vendimtare për të ardhmen e 36-vjeçarit.
Një marrëveshje shkëmbimi Ronaldo-Sterling nuk përmendet nga gazeta, por Barcelona ka treguar interesim për anësorin e kampionit anglez, prandaj, nëse Sterling kalon në Camp Nou, atëherë Ronaldo do t’i bashkohet Cityt.
Mendes pritet të takohet sot me drejtuesit e Juventusit.
(Kosova Sot Online )