![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Po vjen edhe dita e Xherdan Shaqirit
![Po vjen edhe dita e Xherdan Shaqirit](/uploads/kosova-sot/images/2021/August/27/auto_sHAA-1-600x3601630056403.jpg)
Xherdan Shaqiri do të nisë sonte aventurën e re në karrierën me Lyonin.
Lyon do të përballet me Nantes nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së katër në Ligue 1. Pas tri ndeshjeve, Lyon ka regjistruar rezultate zhgënjyese, dy barazime dhe një humbje – shpresa është që sonte të sigurojë fitoren e parë të sezonit.
{564739/}
Për ta arritur këtë Lyon e ka edhe një armë më shumë në skuadër, Xherdan Shaqiri. Ai është ftuar për sfidën e sotme dhe ka shumë shanse që të debutojë me fanellën e Lyon.
Shaqa ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Lyon, i cili la Liverpoolin pas disa vitesh të paharrueshme, ku fitoi Champions Leaguen dhe Premierligën.
(Kosova Sot Online )